Home Maqedoni Me kë e ka Taravari !?

Me kë e ka Taravari !?

Dy ditë pas Kongresit të dytë të ASH-së ku kryetar u rizgjodh Ziadin Sela, Arben Taravari ka publikuar këtë status në rrjetin social facebook:
Lexojeni statusin e plotë
Çfarë më mësoi jeta?
Të jem maksimalisht transparent, i hapur maksimalisht për bashkpunim me secilin, pa asnji paragjykim, por tek e fundit unë personalisht nuk besoj shumë te filozofitë e induktuara, ndaj përgjigjia më e drejtë do të ishte, mjafton që ta mendosh dhe besosh fort dhe do ia arrish!
Më ka pëlqyer gjithnjë të ndihmoj njerëz, ndoshta kjo vlen edhe për gjithsecilin, se besoj nuk është me fat ai që ndihmohet se sa ai që ndihmon. Natyrisht mos bëj keq, madje as nuk e di pse po e them këtë, kjo duhet të jetë e padiskutueshme për një njëri. Unë si mjek e kam edhe në profesion që duhet të sheroj, brenda kësaj folje unë gjej një dimension të jashtëzakonshëm dhe nuk do ia dal kurrë të gjej kufijtë e ndihmës që duht ti jap njerëzëve.