Home Maqedoni Me mbështetje të zv.kryeministrit të parë Grubi, promovohet libri “NJË SHQIPTAR NË...

Me mbështetje të zv.kryeministrit të parë Grubi, promovohet libri “NJË SHQIPTAR NË CIA”

“Një shqiptar në CIA” është libri i cili sot u promovua në hapësirat e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, me mbështetje direkte të zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, libër në të cilin autori, BashmirXhemaj flet për shqiptarin i cili u infiltrua në aksionet sekrete të CIA-s, raporton indeks.mk

Xhemaj gjatë promovimit falënderoi zv.kryeministrin e parë Grubi dhe tha se në këtë libër tregohet historia e një shqiptari që është jo shumë publik dhe nuk njihej ndoshta as nga fshati i tij.

Ai tha se hulumtimi për këtë libër kanë zgjatur katër vite derisa ka siguruar dokumente të cilat ishin sekrete dhe të cilat u fshehën për 60-vite.

E veçanta e librit është se autori Xhemaj nuk është një historian por një gazetar që ka zbardhur një biografi të një shqiptari që gjatë periudhës më të vështirë të shtetit shqiptar, ka luftuar për të rrëzuar komunizmin dhe liruar Shqipërinë.

Në libër, janë dhënë edhe shumë fotografi si dhe seanca gjyqësore nëpër të cilat ka kaluar Destan Berisha, “parashutisti” i CIA-s në Shqipëri, njofton indeks.mk

Ai është burgosur disa herë në Shqipëri dhe Kosovë nga ish sistemi, por ka arritur të dalë nga aty me ndihmë dhe asistencë direkte nga SHBA-të, me të vetmin qëllim për të mos zbuluar lidhjet e tij me CIA-n, amerikane.