Home Showbiz Më thuaj çfarë parfumi përdor, të të them çfarë mendohet për ty

Më thuaj çfarë parfumi përdor, të të them çfarë mendohet për ty

A bini dakord që mund të njihni pak më mirë dikë bazuar te parfumi që përdor? Nëse jeni skeptikë, Alan R. Hirsch, themelues i Smell & Taste Treatment and Research, ka kryer një studim duke ndërthurur tiparet e personalitetit me aromat e preferuara të pjesëmarrësve.

Në hulumtimin e tij, Hirsch analizoi rezultatet e më shumë se 18,000 njerëzve dhe i krahasoi me aromat që zgjidhnin. Nëse keni një parfum të preferuar, kontrolloni aromën mbizotëruese dhe lexoni në vijim se çfarë mendohet për ju (via Perfume Cologne). Në të kundërt, shihni përshkrimet për secilën aromë dhe kështu kërkoni për parfume të ngjashme.

Aromat e agrumeve (qitro, portokall, limon): Aromat e agrumeve janë të pranishme te parfumet e burrave, sepse lëshonjë një freski të pastër, të mprehtë dhe enegjike. Aroma të tilla janë të preferuara gjtihashtu për shumë vajza e gra. Zakonisht, ato që zgjedhin një aromë të tillë kanë sens humori dhe u pëlqen të flirtojnë me sharm. Me pak fjalë, janë femërore pa qenë shumë vajzërore dhe flirtuese, pa qenë tepër romantike.

Aromat me bazë druri: Këto aroma (më të përhapura për parfumet e burrave) portretizojnë një njeri me këmbë në tokë, që do natyrën dhe aromën e barit të fresktët, pishave dhe erën e tokës pas shiut. Aromat si druri i sandalit transmetojnë një ndjenjë përsosjeje. Adhruesit e drurit të sandalit kanë pritshmëri të mëdha për veten dhe të tjerët. Këto parfume përbëhen nga erëra tokësore dhe natyrore si druri i sandalit, kedrit, druri i agarit dhe patchouli dhe shumë burra dhe gra i kanë dashur për shekuj me radhë.

Aromat e luleve: Nëse ju pëlqejnë aromat e jaseminit, trëndafilit apo zambakut, pa dyshim jeni adhurues i luleve. Aromat e luleve thonë se jeni një person shumë miqësor dhe i hapur. Edhe pse kryesisht janë gratë ato që zgjedhin parfume me aromë lulesh, nuk është një aromë e pazakontë as te burrat.

Aromat e kategorisë gourmand, si vanilje, çokollatë, kafe, lajthi etj: Njerëzit që preferojnë këto aroma priren të jenë të gjallë dhe energjikë. Dikush mund t’i përshkruajë si “shpirti i festës”. Ata e duan vallëzimin, pijen, takimin me njerëz të rinj dhe preferojnë të dalin sesa të qëndrojnë në shtëpi.

Aromat e frutave, si shalqi, pjeshkë, qershi, mollë etj: Këta konsiderohen si njerëz optimistë, të këndshëm dhe energjikë. Njerëzit që mbajnë parfume me aromë frutash ndonjëherë mund të jenë nervozë, të çuditshëm dhe pesimistë dhe zakonisht janë ironikë dhe të bezdisur.

Aromat me nota orientale: Nëse pëlqeni të mbani parfume me këto aroma, atëherë ka shumë të ngjarë të jeni një buf nate, me guxim dhe sensualitet. Entuziastët e aromave orientale janë impulsivë, pak të ndjeshëm dhe të kanë prirje artistike.

Aromat me nota detare, të kripura: Do të thotë se jeni shpirt i lirë, por elegant dhe intelektual. Këto aroma janë perfekte për njerëzit që preferojnë të ëndërrojnë. Të ekuilibruar dhe të dashur ndaj natyrës, njerëzit që duan aromat ujore zakonisht u shmangen “xhunglave” urbane dhe ideja e tyre për një festë të përsosur është një ishull i largët me një bibliotekë. Prireni të jeni spontanë.

Aromat “e gjelbra” me nota si kastraveci, borziloku, çaji jeshil etj: Nëse preferoni të jeni pak të sofistikuar dhe me klas, por gjithashtu të keni një dramë të vogël në jetën tuaj, atëherë ndoshta duhet të shkoni për aromat e gjelbra.