Home Maqedoni Memorandum bashkëpunimi mes komunës së Gostivarit dhe ShPZh "Inkluziva"

Memorandum bashkëpunimi mes komunës së Gostivarit dhe ShPZh “Inkluziva”

Sot lidhëm Memorandum bashkëpunimi me Shoqatën për Promovim dhe Zhvillim të Shoqërisë Inkluzive “Inkluziva” nga Kumanova, e përfaqësuar nga kryetarja znj. Bllagica Dimitrovska.
Memorandumi pasqyron procesin e ndërmarrjes së aktiviteteve të përbashkëta për avancim, promovim dhe zhvillim të një komuniteti lokal gjithëpërfshirës, cilësi më të mirë të jetеsës dhe realizimin e të drejtave të garantuara të fëmijëve/personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Komunën e Gostivarit.
Palët do të angazhohen për zbatimin e plotë të proceseve dhe përmirësimin e shërbimeve, të cilat në përgjithësi do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetesës së këtij grupi të qytetarëve.