Home Maqedoni Merko dhe Nexhipi pjesë e debatit për planifikimin urbanistik

Merko dhe Nexhipi pjesë e debatit për planifikimin urbanistik

Me iniciativë të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, kryetari i Komunës së Strugës Ramis Merko dhe udhëheqësi i urbanizmit,NatmirNexhipi, sot morën pjesë në debatin publik me temë “Ndryshimi i rregullores së planifikimit urbanistik – nevojë apo rrezik për korrupsion” përmes ZOOM platformës, njoftohet nga komuna.

“Për shkak të ndryshimit të rregullores për planifikimin urbanistik, ky debat kishte për qëllim nxjerrjen e vërejtjeve përmbyllëse, të cilat më tej do t’u dërgohen institucioneve kompetente. Në të morën pjesë përfaqësues të KSHPK-së, ministrive përkatëse, agjencisë për planifikim hapsinor, asociacionit të arkitektëve, kryetarët e komunave dhe të tjera”, thuhet në njoftimin e komunës së Strugës.