Home Maqedoni Merko inspekton punimet për ndërtimin e ujësjellësit të Strugës

Merko inspekton punimet për ndërtimin e ujësjellësit të Strugës

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, gjatë ditës së sotme ka inspektuar punimet e ujësjellësit të qytetit dhe në zonat rurale. Nga komuna lajmërojnë se 90% të punimeve janë kryer dhe të gjitha janë me tubacion të ri.

“Gjatë ditës së sotme janë kryer punimet testuese në ujësjellësin e qytetit të Strugës dhe zonave rurale, ku tashmë janë kryer 90% e punimeve me tubacion të ri, me 8 puseta të reja në interes të furnizimit më të mirë me ujë në qytet dhe fshatra, ndryshime e tubave të azbestit dhe eliminimin i anomalive. Ky sistem do të zbatohet edhe më tej si në zonat urbane, ashtu edhe në ato rurale, në mënyrë që tani e tutje uji që hyn në qytet të mos kalojë në fshatra, por të ndahet në boshtin e parë të madh veçmas, me FI 220 për zonat rurale dhe FI 600 për pjesën urbane”, njoftojnë nga komuna.

Ky projekt realizohet me mjetet nga buxheti i Komunës së Strugës, prej nga shprehen mirënjohës ndaj kontraktorëve dhe mbikëqyrësve, duke shtuar se në këtë projekt ka edhe shumë punë, me qëllim që të sigurohet ujë me cilësi më të mirë dhe në sasi më të madhe.