Home Maqedoni Merko: Montimi i gypave të kanalizimit u realizua me sukses në Kalisht

Merko: Montimi i gypave të kanalizimit u realizua me sukses në Kalisht

Kryetari i Strugës, Merko ka lavdëruar punën e ekipeve punuese të NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”-Strugë.
Më poshtë statusi i plotë i Merkos:
Ekipet punuese të NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”-Strugë, vazhdojnë me punën e palodhshme në terren.
Në fshatin Kalisht u realizua me sukses montimi i gypave në linjën e kanalizimit.
Puna do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me qëllim funksionimin normal të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Për çdo problem ose informacion na kontaktoni me mesazh në inbox ose në zyrat e ndërmarrjes.
NP “Ujësjellës dhe Kanalizime”-Strugë