Home Maqedoni Merko: Punojmë intensivisht për t’i ndërruar gypat asbestit në ujësjellësin e Strugës

Merko: Punojmë intensivisht për t’i ndërruar gypat asbestit në ujësjellësin e Strugës

Kryetari i Komunës së Strugës, RamizMerko, ka dhënë një njoftim për  qytetarët e Strugës lidhur me projektin e ndërrimit e gypave të asbestit për ujësjellësin e qytetit.

“Po punohet intensivisht në përgatitjen e dokumentacionit teknik për ndërrimin e gypave të asbestit për ujësjellësin e qytetit të Strugës. Ky projekt është planifikuar për të reduktuar humbjet e ujit në sistem si dhe për të përmirësuar cilësinë e tij.”, ka shkruar ai.

Kjo sipas tij, është faza e parë, për të vazhduar pastaj me konceptet e financimit të ndërtimit.

“Situata aktuale me ujësjellësin është rënduar shumë pikërisht për shkak të humbjeve të mëdha të tubacioneve të cilat janë të vjetra më shumë se 50-60 vite, me defekte të shpeshta dhe humbje uji në sistem në disa pjesë të qytetit edhe deri në 70%”, ka shkruar Merko në Facebook.