Home Maqedoni Merko takoi përfaqësues të projektit “Pjesëmarrja (lokale) e të rinjve ka rëndësi”

Merko takoi përfaqësues të projektit “Pjesëmarrja (lokale) e të rinjve ka rëndësi”

Shtytja e të rinjve është obligim për të gjithë e poashtu edhe për komunat dhe qytetet ku ata jetojnë dhe veprojnë. Sot kryetari i Strugës realizoi takim me përfaqësues të projektit “Pjesëmarrja (lokale) e të rinjve ka rëndësi”, ku shtroi dorën e bashkëpunimit për projektet e ardhshme.

“Duke u nisur nga parimi se rinia është mundësia më e mirë e investimit sot kryetari i Komunës së Strugës Ramis Merko  mirëpriti përfaqësues të projektit   “Pjesëmarrja (lokale) e të rinjve ka rëndësi”  nga Qendra për Dialog Interkulturor  Center for Intercultural Dialogue (CID)  dhe AKVAZdruzenie”, kanë njoftuar nga komuna.

Zyra për informim nga komuna shton se në këtë takim është folur edhe për nënshkrimin e memorandum bashkëpunimit.

“Në këtë takim u prezantuan objektivat e projektit dhe u nënshkrua memorandum për bashkëpunim. U diskutuan gjithashtu edhe mundësitë dhe potenciali i të rinjve dhe aktivitetetet të cilat do të realizohen. Disa nga këto aktivitete janë propozuar si pjesë e qendrës së ardhshme rinore dhe natyrisht ky projekt do të ketë mbështjetjen e kryetarit Merko. Projekti financohet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thonë në fund nga komuna.