Home Botë Mësojeni arsyen përse u largua nga filmat aktorja Sandra Bullock

Mësojeni arsyen përse u largua nga filmat aktorja Sandra Bullock

Sandra Bullock ka vendosur që për një periudhë të pacaktuar kohe të heqë dorë nga filmat! Filmi i fundit i aktores, “The Lost City” shfaqet këtë të premte dhe pas tij, Sandra e mbyll me kinemanë, por jo pa arsye.

Gjatë një interviste të fundit për Entertainment Tonight, ylli i filmave tha se po planifikon një pushim nga karriera e saj dhe nuk e di për sa kohë mund të zgjasë.

Sandra Bullock hoqi dorë nga filmat, por jo pa arsye!

Çfarë e bëri të heqë dorë nga filmat?

Dy fëmijët e saj!

“Unë e marr shumë seriozisht punën. Kurse tani dua të jem 24/7 me fëmijët e mi në shtëpi. Eshtë vendi që më bën më të lumtur se asgjë tjetër. Dua të fokusohem për t’i shërbyer çdo nevoje që ata kanë.”- u shpreh Bullock.

Sandra Bullock hoqi dorë nga filmat, por jo pa arsye!

Ylli i “Blind Side” dhe partneri i saj Bryan Randall është nënë e dy fëmijëve Louis dhe Laila, të adoptuar përkatësisht në 2010 dhe 2015-ën.

Sidoqoftë, kjo deklaratë nuk do të thotë se aktorja po zhduket përgjithmonë. Deri në rikthimin tjetër, shihni trailerin e filmit të ri aksion “Bullet Train”, që shfaqet këtë verë në kinema.