Home Showbiz Mësojeni gjininë e fëmisë së parë të Inida Kreuz (Gjata) - Zhakut

Mësojeni gjininë e fëmisë së parë të Inida Kreuz (Gjata) – Zhakut

Inida Kreuz (Gjata), e njohur prej të gjithëve si Zhaku, do të bëhet nënë për herë të parë! Lajmin e konfirmoi vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo dhe partneri i saj gjerman, Christian Kreuz do të bëhen për herë të parë prindër të një vogëlushi.

“Do të bëhemi me çun”- shkruan Zhaku në foton me barkun e rrumbullakosur.

Inida dhe Kreuz, i cili është gjithashtu muzikant kurorëzuan në martesë romancën e tyre në 2013. Gjatë një interviste të dhënë në qershor të 2021-shit, Zhaku tha se marrëdhënia e tyre ka patur dhe ndarje të gjata (prej 2 vitesh), por çfarë e shpëtoi martesën ishte koha e kaluar vetëm.

“Ju e dini që njerëzit ndryshojnë, të gjithë ndryshojmë. Por jo gjithmonë në të njëjtin drejtim. Me distancë, kur merr një farë kohë për të reflektuar, sheh më qartë.”- u shpreh Christian i ftuar asokohe në “Soiree”, e ndërsa Zhaku tregoi e shtjelloi më tej “sekretin” që i pati shpëtuar martesën.

Zhaku, shtatzënë për herë të parë: Zbulon

“Do të doja t’ua sugjeroja të gjithëve, sepse mendoj që krizat në çift, sidomos në marrëdhëniet afatgjata, janë të vazhdueshme dhe të zakonshme. Në momente të caktuara, kur je shumë i nxehur, mbase merr edhe vendime radikale, të nxituara. Por reflektimi [ndihmon]. Të qenit vetëm, distancimi, na bëri të kuptojmë difektet tona, sepse para se të vëmë gishtin te tjetri, duhet të shohim problemet te vetja.”