Home Maqedoni Methju Loson, ambasadori i ri i Britanisë në RMV

Methju Loson, ambasadori i ri i Britanisë në RMV

Matthew Lawson emërohet ambasadori i ri britanik në Maqedoninë e Veriut, ndërsa vjen në vend të ambasadore Rachel Galloway, mandati i së cilës skadon në korrik të këtij viti.

Lawson në Shkup vjen pas kryerjes së funksionit të ambasadorit në Dushanbe, Taxhikistan. Në biografinë e tij thuhet se ka kryer funksionin e zëvendës shefit të misonit britanik në Bosnjë dhe Hercegovinë nga viti 2015 deri në 2018, ndërsa ka pasur shërbim diplomatik edhe në Kanadë nga viti 2013 deri në vitin 2015.

Ambasadori britanik ka punuar si shef në njësinë Departamenti për Azinë Jugore dhe Afganistan në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Commonwealth nga 2009-2011.