Home Sport Milani rivalizon Real Madridin për transferimin e talentit francez

Milani rivalizon Real Madridin për transferimin e talentit francez


Milani po përballet me konkurrencën nga klubet më të mira evropiane për talentni francez Souleymane Isaak Toure, i cili duket i vendosur për një lëvizje gjatë verës.

Mbrojtësi 19-vjeçar iu bashkua akademisë së skuadrës nga Ligue 2, Le Havre në moshën 11-vjeçare dhe i impresionoi shpejt trajnerët e tij, të cilët e vendosën atë në një sërë pozicionesh nga sulmues në anësor krahu te një mesfushor përpara se të vendosnin përfundimisht ta konvertonin atë si mbrojtës.

Siç theksohet nga Calciomercato.com, Milani i është bashkuar listës së klubeve të interesuara për Toure, e cila përfshin Lyon, Olympique Marseille dhe Real Madridin.

Kontrata e adoleshentit skadon me Le Havre në vitin 2023, kështu që ka të ngjarë që ai të bëjë lëvizjen e madhe në karrierën e tij në afatin kalimtar të verës.

Në vitin e tij të parë në futbollin e një niveli më të lartë, Toure tashmë ka impresionuar me fuqinë e tij atletike dhe fizikun – ai aktualisht është mbi 2 metra i gjatë dhe peshon mbi 100 kilogramë.

Ai është i shpejtë dhe ka pozicionim të mirë, ndonëse disa nga aftësitë e tij të shënimit dhe aftësitë një-për-një mund të përmirësohen ende. /Telegrafi/