Home Maqedoni Milevski: Digjitalizimi i komunave do të realizohet në tre nivele

Milevski: Digjitalizimi i komunave do të realizohet në tre nivele

inistria e Vetëqeverisjes Lokale planifikon që procesi i digjitalizimit të komunave në vend të zhvillohet në tre nivele, duke pasur parasysh shkallën e ndryshme të zhvillimit të tyre.

Sipas ministrit Goran Milevski, është i nevojshëm unifikimi i këtij procesi, ndërsa do të zbatohet së bashku me Ministrinë për Shoqëri Informative dhe Administratës si përgjegjëse për digjitalizim.

“Ne si ministri me UNDP-në jemi duke përgatitur një projekt, aktualisht jemi duke skanuar se cila komunë ku ka arritur me nivelin digjitalizimit për të ditur se ku janë problemet, pengesat dhe në çfarë niveli është secila komunë. Gjithashtu, me Delegacionin e BE-së në kuadër të projektit “BE për komunat” kemi siguruar financim për digjitalizimin e plotë të Tetovës, rreth 700.000 euro. Qëllimi i kësaj punëtorie dhe të gjitha aktiviteteve është që të definohet dhe të kemi një platformë nacionale që do të udhëheqin të gjitha komunat gjatë digjitalizimi në mënyrë që të mos ketë mënyra të ndryshme të digjitalizimit”, tha Milevski në promovimin e sotëm të doracakut “Transformimi digjital në e-komuna”.

Drejtoresha ekzekutive e BNJVL-së Dushica Perisiç tha se po punojnë shumë në digjitalizimin e komunave, përkatësisht në digjitalizimin e shërbimeve ndaj qytetarëve./Telegrafi/