Home Rajon Mimoza Kusari Lila rizgjedhet kryetare e Alternativës

Mimoza Kusari Lila rizgjedhet kryetare e Alternativës


Është mbajtur sot Kuvendi i dytë zgjedhor qendror i subjektit politik Alternativa.

Mimoza Kusari – Lila me vota unanime është rizgjedhur si kryetare Alternativës.

Në fjalën e saj pas rizgjedhjes, Mimoza Kusari Lila, ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë.

“Alternativa si subjekt politik, është parti liberale e qendrës e vetmja e këtij lloji në Republikën e Kosovës, e cila përpos vlerave liberale, promovon demokracinë, barazinë dhe të drejtat e secilit qytetar pa dallim etnie, feje, race, moshe, statusi social apo orientimi individual”, tha ajo.

Kuvendi i Alternativës ka zgjedhur sot Këshillin e Përgjithshëm në përbërje 41 anëtarë, kurse Kryesia e partisë do të zgjedhet nga Këshilli i Përgjithshëm në ditët në vijim. /Telegrafi/