Home Maqedoni Ministri i PJ, Osmani sot qëndron për vizitë pune në Bosnje

Ministri i PJ, Osmani sot qëndron për vizitë pune në Bosnje

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot do të qëndrojë për vizitë pune në Bosnjë e Hercegovinë.

Osmani pritet që të takohet me Zëvendëskryetaren e Këshillit të Ministrave dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës, Bisera Turkoviq ku gjithashtu do të  pritet edhe në Presidencën e Bosnje dhe Hercegovinës

Siç bëjnë  të ditur nga  MPJ-ja, temë kryesore të diskutimit në takim, do të jenë marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi dhe mundësitë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit në interes të të dy shteteve dhe qytetarëve.

Theks i veçantë do t’i kushtohet edhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe luftës në Ukrainë dhe ndikimit të saj në rajonin tonë e më gjerë.