Home Maqedoni Ministri Sali: Virusi ende ekziston, vendi çdo ditë ka nga 300 raste...

Ministri Sali: Virusi ende ekziston, vendi çdo ditë ka nga 300 raste të reja

Çdo ditë kemi nga 300 raste të reja në vend, e kjo do të thotë se virusi ende ekziston dhe e pret mundësinë më të vogël për t’u zhvilluar, e më pas, gjatë fillimit të zhvillimit na merr një deri dy javë kohë të mund të ndalim diçka. Që nga fillimi kur e mora funksionin, dëshiroj të vijë dita kur nuk do të ketë masa restriktive. Për fat të keq, ende kemi masa restriktive, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali lidhur me atë nëse është e volitshme gjendja epidemiologjike në vend.

Ai theksoi se në çdo mbledhje të Komisionit për sëmundje ngjitëse lehtësojnë për ndonjë masë, por, por siç tha, nuk mundet përnjëherë të lehtësojnë. Në pyetjen e gazetarëve se cili do të ishte lehtësimi tjetër, theksoi se për atë do të vendosë Komisioni për sëmundje ngjitëse.

“Atje ka debat. Unë u dërgova propozim, ja, edhe publikisht do ta them, në njërën prej mbledhjeve t’ju ftojmë edhe juve të shihni se si debatohet brenda në Komision. Besoni aq është e qartë situata, është e qartë pasqyra për gjendjen epidemiologjike që ju do të merrni informata të sakta dhe me kohë se çka, kur dhe si duhet të vendoset”, tha Sali.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Sali potencoi se në kuadër të karvanit për vaksinim kundër Kovid-19 ka jehonë edhe në secilën pikë ka kandidatë të rinj për vaksinim edhe për dozë të parë, të dytë dhe të tretë.

“Nuk mund të them se jemi tërësisht të kënaqur nga jehona, sepse pritjet tona janë të rritet përqindja e të vaksinuarve të rinj, e me atë të ndjehemi edhe më të sigurt në përballjen me Kovid-19. Ende nuk ka përfunduar karvani që të mund të themi se sa për qind është jehona, megjithatë është rritur në mënyrë minimale”, shtoi Sali, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pasi që paraprakisht dhuroi gjak në kuadër të aksionit të dhurimit të gjakut në hapësirat e Çifte Hamamit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, që e organizoi Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin për transfuziologji, ndërkaq në prag të 7 Prillit – Ditës botërore të shëndetit./koha.mk