Home Maqedoni Miranda Rameti,femra e parë në krye të Ndërmarrjes Publike Komunale të Sarajit

Miranda Rameti,femra e parë në krye të Ndërmarrjes Publike Komunale të Sarajit

Miranda Rameti është emëruar dje ushtruese detyre – drejtoreshë e Ndërmarrjes Publike Komunale Saraj, me çka bëhet femra e parë në këtë detyrë.

“Kryetari i komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti emëroi znj. Miranda Rameti si ushtruesе  detyre – drejtor i Ndërmarjes Publike Komunale Saraj. Në historikun e NPK-së, Miranda është femra e parë që do të drejtojë këtë ndërmarrje dhe është kuadër i përgatitur mirë, me përvojë pune në komunën e Sarajit. I dëshirojmë shëndet dhe suksese në vendin e punës”, kanë thënë nga komuna.