Home KOSOVË Momenti kur deputeti i VV-së përplaset me kolegun e partisë, lëshon krejt...

Momenti kur deputeti i VV-së përplaset me kolegun e partisë, lëshon krejt mbledhjen


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Arsim pas përplasjeve me kreun e komisionit, deputetin e LVV-së, Ardian Gola.

Rrahmani kërkoi që t’i jepet fjala në mbledhjen e komisionit, në të cilin po diskutohet rreth grevës në arsim, por atij iu refuzua fjala nga kreu i komisionit.

“Eman, të lutem, mos më qit në kësi pozite”, e luti Gola, kolegun e tij të Grupit Parlamentar të LV-së, raporton Ekonomia Online.

Por, Rrahmani e kritikoi Golën. E akuzoi se ka bërë marrëveshje me grupe të tjera parlamentare.

“Jo, jo, unë nuk po flas për BSPK-në por po reagoj kundër institucionit, jam deputet dhe kam të drejtën e fjalës. Qëllimi im është me kontribu për të ardhur te një zgjidhje konkrete. Ju lus që si kryetar i komisionit nuk duhet të bëni marrëveshje me asnjë grup që e cenon punën time si deputet dhe cilitdo deputet tjetër”, tha Rrahmani.