Home Maqedoni Mot me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri në 25 gradë

Mot me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri në 25 gradë

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej 20 deri në 25 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me erë të dobët deri në mesatare juglindore. Temperatura minimale do të bie deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 24 gradë Celsius.