Home Maqedoni Murtezani: Ndërprerja e rrymës nuk është për shkak të faktorit njeri

Murtezani: Ndërprerja e rrymës nuk është për shkak të faktorit njeri

“Defekti i largpërçuesit, trafostacioni Shkupi 4 në drejtim të trafostacionit Bunarxhik dhe zjarrit në afërsi të trafostacionit kanë qenë shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike dje në Shkup”. Kështu thotë drejtori i përgjithshëm i “AD MEPSO”, Orhan Murtezani.

Ai në intervistë për “Slobodna TV”, theksoi se këta faktorë shkaktuan ndërprerjen e dy transformatorëve 400 kV, por, siç tha ai, dispeçerët menjëherë kanë vendosur tension në shumicën e vendbanimeve dhe për më pak se një orë janë furnizuar me rrymë pjesa më e madhe e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, përjashtohet mundësia që shkaku i defektit që la dje kryeqytetin pa energji elektrike të jetë faktori njeri.

“Sipas ekspertizës së shërbimeve, ky është një defekt që shfaqet herë pas here dhe gjasat që shkaku i defektit të jetë faktor njerëzor janë minimale, pasi pasojat mund t’i kushtojnë me jetë. Ky është një defekt standard që shfaqet herë pas here”, tha Murtezani.