Home Botë Muzeu në Paris heq statujën prej dylli të presidentit Putin

Muzeu në Paris heq statujën prej dylli të presidentit Putin

Muzeu Grevin në Paris ka hequr dje statujën prej dylli të presidentit rus, Vladimir Putin. Veprimi u bë në shenjë proteste kundër sulmit të tij në Ukrainë. Përveç kësaj, statuja e tij ishte dëmtuar qëllimisht nga vizitorët që erdhën në muze gjatë fundjavës.

Statuja, e krijuar në vitin 2000 u zhvendos në një prej magazinave deri në një vendim të dytë. Ndërkohë, muzeu po konsideron ta zëvendësojë statujën e tij prej dylli me atë të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Sot nuk mundemi të prezantojmë një personazh si ai. Për herë të parë në historinë e muzeut ne po heqim një statujë për shkak të ngjarjeve politike që po ndodhin aktualisht në botë. Nisur nga ajo që ndodhi (dëmtimi i statujës nga vizitorët) s’keni ndërmend të rregullojmë flokët dhe pamjen e tij çdo ditë.”- u shpreh drejtori i muzeut në Paris.

Muzeu në Paris heq statujën prej dylli të presidentit Putin

Përfaqësues të muzeut thanë se aktualisht nuk është ende e qartë se ç’lloj rrethane mund ta kthente statujën prej dylli sërish.