Home Maqedoni Ndërtohet shtegu i këmbësorëve në fshatin Drasllajcë të Strugës

Ndërtohet shtegu i këmbësorëve në fshatin Drasllajcë të Strugës

Edhe një problem lokal në Komunën e Strugës është para zgjidhjes: sot ka filluar të ndërtohet shtegu për këmbësorët në fshatin Drasllajcë.

“Projektet realizohen në kontinuitet. Kësaj radhe kryetari RamisMerko zgjidh një tjetër problem të banorëve të fshatit Drasllajcë e më gjerë, duke ndërtuar shtegun për këmbësorë, me çka eliminohet  rreziku që vite me radhë ka rrezikuar jo vetëm fëmijët por të gjithë këmbësorët që çdo ditë frekuentonin këtë pjesë të fshatit, sidomos duke shkuar në shkollë. Gjithmonë për qytetarët dhe për një Strugë më të mirë!”, shkruajnë nga komuna e Strugës