Home Maqedoni Ndryshimi i temperaturave ka rritur numrin e të sëmurëve kronik

Ndryshimi i temperaturave ka rritur numrin e të sëmurëve kronik

Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave ka rritur numrin e të sëmurëve kronik të cilët kanë kërkuar ndihmë mjeksore.

Sipas doktoreshes Sllagjana Ristovska e cila deklaroi se ndryshimet e shpeshta të motit si tek të rinjtë ashtu edhe tek më të moshuarit ndikojnë njejtë ndaj shëndetit.

“Është rritur numri i ekzaminimeve dhe ndërhyrjeve në spitalin e të sëmurëve kronikë. Thuajse askush nuk është rezistent ndaj ndryshimeve klimatike, ndjenja e lodhjes, dhimbje koke, ndryshime në presionin e gjakut, pagjumësi, shqetësim, tension, shpesh janë rezultat i ndryshimeve të papritura në atmosferë. Më shumë të ndjeshme ndaj këtyre ndryshimeve janë njerezit me sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës, astma, reumatologjia apo edhe sëmundje psikologjike.

Ristovska për tv Klan M tha se apelon deri tek qytetarët për kujdes dhe të respektojnë këshillat e mjekve.

I këshilloj këta pacientë që të marrin rregullisht terapi aktuale, kontrolle të rregullta dhe të dëgjojnë këshillat e mjekëve të tyre, si dhe të konsumojnë më shumë frutave dhe perimeve, duke shmangur ushqimet e rënda dhe poashtu alkoholin.”

Ndryshimi i motit në fundjavë ka kufizuar lëvizjet e qyteterëve. Për dallim nga java e pare ku moti ishte me diell dhe parqet ishin të mbushur me qytetarë këtë të diel ato ishin të boshadisur.