Home Maqedoni Në 77 vjetorin e Kryqit të Kuq, Komuna e Strugës shprehu mirënjohje...

Në 77 vjetorin e Kryqit të Kuq, Komuna e Strugës shprehu mirënjohje për dhuruesit e gjakut

Komuna e Strugës, 77-vjetorin e themelimit të Kryqit të Kuq në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e shënoi duke iu shprehur mirënjohje dhuruesve vullnetarë të gjakut, atyre personave që me aktin e tyre human ndihmojnë njerëzit e tjerë dhe shpëtojnë jetë.

“17 marsi – Dita e formimit të Kryqit të Kuq të RMV dhe Dita e dhurimit të gjakut në RMV. Këtë vit, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut shënon 77 vite të rëndësishme që nga themelimi i tij dhe 27 vite anëtarësim të plotë në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës e Kuqe. 17 Marsi është një ditë e rëndësishme për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, një datë që shënon ekzistencën, veprimin  dhe gjithashtu suksesin e të gjithë vullnetarëve, punonjësve, mbështetësve dhe aktivistëve të panumërt që kanë mundësuar që kjo organizatë të ekzistojë për një kohë të gjatë gjate viteve. 17 Marsi është gjithashtu Dita e Dhurimit të Gjakut në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kur ne shprehim mirënjohjen tonë për ushtrinë e njerëzve humanitarë që dhurojnë gjak dhe shpëtojnë jetë njerëzish me humanizmin e tyre”, shkruajnë nga komuna e Strugës.