Home Maqedoni Në Kuvend u nënshkrua marrëveshje mes RMV-së dhe Kosovës për bashkëpunim në...

Në Kuvend u nënshkrua marrëveshje mes RMV-së dhe Kosovës për bashkëpunim në Turizëm

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u ratifikua Marrëveshja për bashkëpunim në turizëm ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, e nënshkruar në Shkup, më 16 shtator 2021.

Kjo Marrëveshje do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e turizmit ndërmjet dy vendeve tona.

Dy vendet tona do të ndërrmarin të gjitha masat e nevojshme për promovimin dhe inkurajimin e zhvillimit të marrëdhënieve të turizmit, lehtësimin e qarkullimit turistik me përkrahjen e agjencive turistike si dhe strukturave dhe organizatave tjera që janë duke zhvilluar aktivitete në fushën e turizmit.

Gjithashtu, do të krijohen kushte të favorshme për investime në fushën e turizmit, si dhe mundësi për shkëmbimin e përvojave në fushën e trajnimit profesional të personelit të industrisë së turizmit të vendeve tjera.