Home Bota Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

1. Avokatja thyen rekordin botëror duke u bërë gruaja më e shpejtë që vozit përtej Atlantikut – Për t’u treguar vajzave se gjithçka është e mundur

Një avokate nga Londra ka vendosur një rekord të ri botëror për garën më të shpejtë të grave, në një përpjekje për t’u “treguar grave dhe vajzave se çdo gjë është e mundur”.

Victoria Evans mbërriti në Barbados me varkën e saj 7 metra të gjatë, pas 40 ditësh në det. 35-vjeçarja e filloi garën në Ishujt Kanarie më 11 shkurt, pa e ditur se do të ulte rekordin aktual botëror me nëntë ditë.

Udhëtimi gjithashtu mblodhi para për shoqatën e bamirësisë në Mbretërinë e Bashkuar, “Women in Sport”.

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

2. Kompania daneze krijon një libër për fëmijë për t’i bërë refugjatët ukrainas të ndihen si në shtëpi

Danimarka ka pranuar mijëra refugjatë ukrainas, prandaj kompania Mediabrands Content Studio u frymëzua të shkruante dhe të krijonte një libër falas për fëmijët ukrainas të titulluar “Mirë se erdhët në Danimarkë”.

Broshura prezanton refugjatët në vend, thekson ngjashmëritë kulturore të dy kulturave, për të ndihmuar që ata të ndihen më të sigurt dhe më të qetë.

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

3. Maçoku vjedh kaq shumë sende nga fqinjët sa pronarja krijoi një kuti për sendet e humbura

Charlie është “hajduti” më i njohur në Bristol, Angli. I njohur me pseudonimin “Klepto-maçok” (referuar tundimit për të “plaçkitur” fqinjët), ai ka sjellë në shtëpi sende si lodra, syze, kapëse, madje edhe skateboard prej lodre.

Pronarja, 41-vjeçarja Alice Bigge, e kalon kohën duke u përpjekur të ribashkojë sendet e vjedhura me pronarët. Nisur nga kjo, ajo ka vendosur një raft në murin e jashtëm të shtëpisë ku lë sendet që Charlie sjell në shtëpi.

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

4. Lajm i mirë për adhuruesit e kafesë: Kafeja e përditshme mund t’i bëjë mirë zemrës

Pirja e kafesë, veçanërisht dy deri në tre filxhanë në ditë, jo vetëm që lidhet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe ritme të rrezikshme të zemrës, por edhe me të jetuarit më gjatë, sipas studimeve të reja.

Në një javë: Ngjarje pozitive nga bota

5. Trajtimi i lëkurës për “fëmijët flutura” është në pritje të miratimit nga FDA pas rezultateve të shkëlqyera gjatë provave

Një trajtim që përmirëson cilësinë e jetës është tani i disponueshëm për një pjesë të njerëzve për të cilët trajtimet janë të pakta. Ata quhen ndonjëherë “fëmijë flutur”, pasi lindin me një sëmundje që pengon qelizat e lëkurës të kodojnë disa proteina, duke rezultuar në lëkurë aq delikate sa prekja më e vogël mund të shkaktojë çarje dhe flluska për muaj të tërë.

Një qelizë e lëkurës që kodon ADN-në përfaqëson një opsion terapie gjenetike për ata që vuajnë nga kjo sëmundje, e njohur shkencërisht si epidermolysis bullosa (EB).