Home Rajon Në seancën e Kuvendit u kërkua largimi i shisheve plastike, deputetja Pacolli...

Në seancën e Kuvendit u kërkua largimi i shisheve plastike, deputetja Pacolli tregon arsyen


Deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë pranuar që t’iu shërbehet uji me shishet e plastikës.

Në seancën e sotme, derisa tashmë ishin të vendosura shishet e ujit tek ulëset e gjithsecilit deputet, ata të Vetëvendosjes kërkuan që të njëjtat të largohen nga aty.

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli tregoi se arsyeja e largimit është meqë Kuvendi ka marrë vendim që mos të përdoren shishet dhe gotat e plastikës por që administrata, nuk e ka informuar operatorin i cili sot ka filluar punën.

“U larguan sepse është marrë vendim tashmë që Kuvendi të mos i përdor shishet dhe gotat e plastikës. Por administrata nuk e ka informuar operatorin i cili ka filluar punën sot”, tregoi deputetja Pacolli për KP.