Home Maqedoni Në shkurt 250 leje për ndërtim, planifikohet ndërtimi i 440 apartamenteve

Në shkurt 250 leje për ndërtim, planifikohet ndërtimi i 440 apartamenteve

Në muajin shkurt të këtij viti janë dhënë 250 leje për ndërtim që është për 27,7 për qind më pak lidhur me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, njofton Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS). Më shumë leje të reja, 85 ka në Rajonin e Shkupit ku pasojnë ai i Pollogut me 53, Juglindor me 38.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve arrin 2 763 961 000 denarë që është për 39,7 për qind më pak  lidhur me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve për ndërtim 138 (55,2 për qind) janë objekte të ndërtimeve të larta, 29 (11,6 për qind) të ndërtimeve të ulëta dhe 83 (33,2  për qind) për objekte për rikonstruktim.

Në 146 (58,4 për qind) të objekteve si investitorë paraqiten persona fizik, ndërsa në 104 (41,6 për qind) investitorë janë subjekte afariste.

Në raportin referues është planifikuar ndërtimi i 440 banesave, me sipërfaqe totale prej 40 405 metra katrorë. Prej tyre 182 janë planifikuar në Shkup, përkatësisht 115 në Komunën e Aerodromit, 37 në Karposh, 12 në Ilinden, 9 në Sopishtë. Rajoni i Shkupit pasohet nga rajoni i Pollogut me 130 banesa të reja, prej të cilave 104 në Gostivar.