Home Rajon Në Zvicër të organizohet mbrëmje filmi – ftohen bashkatdhetarët të jenë pjesëmarrës

Në Zvicër të organizohet mbrëmje filmi – ftohen bashkatdhetarët të jenë pjesëmarrës


Më 19 mars, në Zvicër, me iniciativën e artistit, Naski Abdixhiku dhe nën organizimin e Sh.K. “Vëllezërimi Kombëtar”, Valbona Imami – mbështetur nga Shenasi Hetemi, do të organizohet një mbrëmje filmi.

Bashkatdhetarët janë të ftuar t’i shikojnë pesë filma nga autorë shqiptarë në: Austrasse 14, 3175 Wünnewil-Flamatt Kantoni i Freiburgut, Zvicër!

Filmat që do të shfaqën janë:

“Heukurishtja”, regjia Burim Haliti

“Çlirimi”, regjia Burim Haliti

“Piano” regjia Xhelal Haliti

“Lorin”, regjia Ajas Kulici

“Skenari i nënës”, regjia Kastriot Saqipi

Pas mbarimit të filmave do të ketë diskutim me regjisorët dhe dy protagonistët e dy filmave, Avni Hetemin dhe Lorin Kulicin të cilët do të na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre, ku do të kemi një bashkëbisedim rreth filmave të shfaqur dhe kinematografisë shqiptare.

Mbrëmja do të përmbyllet me një aperitiv modest dhe bisedë të lirë mes pjesëmarrësve dhe regjisorëve.

Hyrja: Falas!/Telegrafi/