Home Maqedoni Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes komunës së Tearcës dhe Hanit të Elezit

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes komunës së Tearcës dhe Hanit të Elezit

Komuna e Tearcës sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimin me komunën e Hanit të Elezit. Mirëkuptimi ndërkufitar u kurorëzua me nënshkrimin e sotëm.

“Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Komunës së Tearcës dhe komunës Hani i Elezit nga Republika e Kosovës. Pas takimit të parë mes kryetarëve të dy komunave të mbajtur më 18 Shkurt 2022 në Komunën e Hanit të Elezit, dhe pas bisedave të më vonshme që zhvilloi Kryetari i Komunës së Tearcësz.NuhiNeziri, sot Komuna e Tearcësmikëpriti delegacion nga Komuna Hani i Elezit, të udhëhequr nga Kryetari I Komunës së bashku me Drejtorin e Urbanizmit, z.Nexhmedin Daci dhe Drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik, znj.MajlindaKaloshi. Ky mirëkuptim ndërkufitar mes të dy komunave shqiptare, sot u kurorëzua me nënshkrimin e një Memorandumi për Bashkëpunim, me qëllim të lehtësimit dhe përparimit të projekteve me karakter të zhvillimit ekonomik”, kanë njoftuar nga komuna e Tearcës.