Home Sport Neymar nuk e mendon largimin nga PSG, ka edhe tri vite kontratë...

Neymar nuk e mendon largimin nga PSG, ka edhe tri vite kontratë dhe nuk do të mund të merrte askund parat që merr te francezët


Mosmarrëveshjet e fundit të Neymar me tifozët e Paris Saint-Germain nuk do ta shtyjnë yllin brazilian të kërkojë një klub të ri këtë verë.

GOAL shkruan se Neymar është i lumtur në kryeqytetin francez dhe nuk kërkon largimin.

Braziliani, së bashku me Lionel Messin, u sulmuan ashpër nga tifozët në “Parc des Princes” në ndeshjen e parë të PSG-së pas eliminimit nga Evropa ndaj Real Madridit.

Ai episod, ka shtuar raportimet drejt tij, ndërsa njëri kishte të bënte edhe me angazhimin e tij në stërvitje, që ngriti spekulime se ai mund të largohej nga klubi pas pesë vitesh.

Burime pranë Neymar, megjithatë, këmbëngulin se ai është i vendosur të qëndrojë në Paris dhe është i lumtur me jetën te PSG.

Ai mbetet lojtari më i paguar i skuadrës – me një pagë që tejkalon edhe atë të Messit apo Kylian Mbappe.

Përfaqësuesit e brazilianit besojnë se ai nuk do të mund të merrte diku tjetër shumën që merr te PSG.

Neymar ka edhe tre vjet kontratë, e cila skadon në qershor 2025. /Telegrafi/