Home KOSOVË Nga 1 marsi, rroga minimale 400 euro në "Meka Halal Food"

Nga 1 marsi, rroga minimale 400 euro në “Meka Halal Food”

Pronari i Meka Halal Food, Burim Piraj njofton se ka vendosur që paga minimale të jetë 400 euro. Në një postim në “Facebook”, Piraj thotë se kjo pagë do të zbatohet nga 1 marsi.

“Sot marrë vendim që paga minimale në firmën time Meka Halal Food nga 1 marsi 2022, me emrin e të Madhit Zot të jetë 400 euro”, ka shkruar Piraj.

Postimi i plotë:

Si pjesëtar i komunitetit të biznesit nuk mund t’i lejoj vetvetes rolin e spektatorit të ngjarjeve ekonomike dhe politike në vend!

Kosova është Atdheu ynë dhe ne duhet me aq sa mundemi të japim kontribut.

Nuk ndihem mirë kur e shoh vendin në një gjendje kaotike ku fuqia punëtore është e sfiduar për ekzistencë nën presionin e rritjes enorme të çmimeve të artikujve esencial dhe të energjisë,

Prandaj sot marr vendim që paga minimale në firmën time MEKA HALAL FOOD nga 1 Marsi 2022 me Emrin e të Madhit Zot të jetë 400€ neto!