Home Botë Njihuni me 7 fëmijët e Elon Musk dhe emrat e tyre

Njihuni me 7 fëmijët e Elon Musk dhe emrat e tyre

Në rast se nuk e dini, Elon Musk është bërë baba 7 herë.

Përsa u përket martesave, manjati i teknologjisë u martua me autoren kanadeze Justine Wilson në vitin 2000 dhe u divorcuan zyrtarisht në vitin 2006. Në vitin 2008, ai u lidh me aktoren angleze Talulah Riley dhe në vitin 2010 u martuan. Dy vite më vonë u divorcuan, në 2013-n u martuan sërish dhe përfunduan në një divorc të dytë në 2014-n.

CEO i Tesla-s është baba i shtatë fëmijëve:

Nevada Alexander Musk

Pas martesës në janar 2000, Musk dhe autorja kanadeze Justine Wilson sollën në jetë djalin Nevada Alexander Musk në vitin 2002. Nevada ndërroi jetë nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave, 10 javë pas lindjes.

Griffin dhe Xaiver Musk

Pasi humbën fëmijën e parë, Musk dhe Wilson iu drejtuan procedurave in-vitro për të rritur familjen e tyre. Ajo lindi djemtë binjakë Griffin dhe Xavier Musk në prill të vitit 2004. Djemtë tani janë 17 vjeç.

Njihuni me 7 fëmijët e Elon Musk dhe emrat e tyre

Kai, Saxon dhe Damian Musk

Ish-çifti përdori gjithashtu in-vitro për të sjellë në jetë djemtë trinjakë Kai, Saxon dhe Damian në janar të vitit 2006.

Njihuni me 7 fëmijët e Elon Musk dhe emrat e tyre

X AE A-XII Musk

Pas dy martesave (që përfunduan në divorc) me yllin e “Westworld” Talulah Riley dhe një lidhje të shkurtër me aktoren Amber Heard, Musk filloi të dilte me këngëtaren Grimes në maj 2018. Ajo lindi djalin e tyre, X AE A-XII, në maj 2020.

X fillimisht u quajt X Æ A-12, por “Æ” dhe “12” nuk lejohen si pjesë e emrave nga ligji i Kalifornisë, duke i detyruar ata të ndryshojnë emrin.

Njihuni me 7 fëmijët e Elon Musk dhe emrat e tyre

Exa Dark Sideræl Musk

Grimes zbuloi së fundmi ajo dhe themeluesi i SpaceX kishin sjellë në jetë vajzën e tij të parë, Exa Dark Sideræl Musk, nëpërmjet një nëne surrogate në dhjetor 2021. Emri shkurt i bebushes është Y.

Njihuni me 7 fëmijët e Elon Musk dhe emrat e tyre