Home Botë Njoftimi nga Ukraina: Shifra rekorde të shtetasve të huaj që po i...

Njoftimi nga Ukraina: Shifra rekorde të shtetasve të huaj që po i bashkohen luftës

Autoritetet ukrainase njoftojnë që shumë shtetas të huaj i janë përgjigjur kërkesës për të ndihmuar që të luftohet Rusia në territorin e Ukrainës.

Sipas të dhënave të Forcave të Armatosura të Ukrainës, rreth 16 mijë luftëtarë vullnetarë nga shtete të ndryshme, do t’i bashkohen së shpejti Ukrainës për luftimin e okupimit rus.

Ndryshe, forcat ukrainase tashmë kanë krijuar një legjion me luftëtarë ndërkomëbtarë.

Vendet perëndimore kanë dhënë përkrahje për shtetasit e vet që duan t’i dalin  në krah Ukrainës, edhe në frontin e luftës.

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka thënë se Ukraina po lufton për lirinë e të gjithë dhe ajo i përkrah bashkëkombësit që duan t’i bashkohen kësaj lufte.

Kosova nga ana tjetër e ka të ndaluar me ligj që shtetasit e saj t’i bashkohen cfarëdo konflikti të armatosur jashtë vendit.