Home Showbiz Noizy e la Durrësin për Prishtinën, kush është vajza që u dashurua...

Noizy e la Durrësin për Prishtinën, kush është vajza që u dashurua reperi?

Këtë të diel në n’Maje t’Gjuhës me Xherin i ftuar është artisti, Noizy.

Si çdo herë tjetër Xheri ka zbuluar shumë sekrete nga artisti. Nëse dëshironi ta kuptoni se kush është vajza që e bëri Noizyn ta lërë Durrësin dhe të kthehet në Prishtinë, si dhe nga cili vend e do Noizy nusen, ndiqeni emisionin n’Maje t’Gjuhës me Xherin të dielen nga ora 11:00 dhe 19:30 në RTV21 dhe në TV21.

Përveç kësaj Xheri dhe Noizy e sfidojnë vetën në ”rap battle”, kush do të fitojë vallë? Repera hapeni rrugën, Xheri vjen me super freestyle.

Shumë surpriza këtë të diele n’Maje t’Gjuhës emision që i dedikohet gatimit dhe jo vetëm, shkruan rtv21.tv

Ky emision vjen si rrjedhë e natyrshme e emisionit ”Diçka po Zihet” me Xherin./21Media