Home Maqedoni Nuhi Neziri u prit nga kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi

Nuhi Neziri u prit nga kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi

Kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri, të premten ka realizuar takim me kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, njoftojnë nga Komuna e Tearcës.

Sipas njoftimit, vendosja e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave të ndërsjella dhe shumë tema tjera ishin në fokusin e bashkëbisedimit të dy kryetarëve dhe bashkëpunëtoreve të dy komunave. Kryetari i Komunës së Tearcës i shoqëruar nga  Atmir Luma, shef i kabinetit dhe  Besim Imeri, udhëheqës i departamentit për zhvillim ekonomik lokal janë pritur nga Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit,Mehmet Ballazhi, Nezhmedin Daci, drejtor i urbanizmit dhe planifikimit hapësinor,NaryraKalisi, drejtoreshë e administratës së përgjithshme, Kimete Kuka-Hasallari, drejtoreshë e Shëndetësisë dhe mirëqenies sociale dhe znj.Majlinda Kaloshi, drejtoreshë e zhvillimit ekonomik.

Vendosja e ngritjes së lidhjeve dhe bashkëpunimit me qëllim të lehtësimit dhe avancimit të projekteve të përbashkëta, zunë vend në bashkëbisedimin që kishin dy kryetarët e komunave, shprehen nga komuna e Tearcës.

“Të dy delegacionet shoshitën shumë tema të rëndësishme të vendosjes dhe ngritjes së lidhjeve të bashkëpunimit me qëllim të lehtësimit dhe avancimit të projekteve të zhvillimit ekonomik, shkëmbimit të përvojave dhe aktiviteteve tjera,  gjithashtu  ngritën iniciativa  për projekte që përfshihen në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar me mbështetjen e programeve IPA të BE-së.”, thuhet në njoftimin e sotëm të komunës së Tearcës.

Në vazhdën e kremtimeve të pavarësisë së pavarsisë të Kosovës, kryetarët e të dy komunave bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve te “Puset e Nikës”.