Home Sport Nuk ka befasi tjetër, Portugalia eliminon Maqedoninë e Veriut – Ronaldo do...

Nuk ka befasi tjetër, Portugalia eliminon Maqedoninë e Veriut – Ronaldo do të jetë në ‘Katar 2022’


Maqedonia e Veriut nuk ka arritur të bëjë një befasi tjetër pas asaj ndaj Italisë, pasi është mposhtur nga Portugalia (2-0) në Estadio do Dragao në finalen e barazhit për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, portugezët siguruan vizën për të qenë pjesëmarrës në turneun e madh të Katarit në fund të këtij viti.

Bruno Fernandes vodhi një top nga lojtarët kundërshtar dhe pasoi te Cristiano Ronaldo, ky i fundit ia ktheu në formë asistimi duke e nxjerrë në rast të mirë dhe mesfushori ishte i saktë në goditjen e tij (32’).

(Foto: Twitter/Portugal)

Edhe në fraksionin e dytë të lojës ishte pikërisht Bruno Fernandes që priti një harkim nga Diogo Jota dhe goditi me të parën për ta ndalur topin vetëm në rrjetë (65’).

Në minutat e mbetura, skuadra ballkanase nuk ia doli të bënte diçka për t’i ndryshuar gjërat duke mos arritur kualifikimin historik në një Kampionat Botëror.

Ndërkohë, superylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, do të luajë për herë të pestë në një Kampionat Botëror. /Telegrafi/