Home Showbiz Nuk lejoheshin duartrokitjet: Fansat e BTS mbështesin grupin në mënyrën më kreative...

Nuk lejoheshin duartrokitjet: Fansat e BTS mbështesin grupin në mënyrën më kreative të mundshme

Fansat e grupit K-pop përkrahën yjet e famshëm përmes mënyrës së vetme që mundëm.

“Të brohorasësh me zë të lartë, të bërtasësh dhe të ngrihesh në këmbë gjatë shfaqjes është rreptësisht e ndaluar sipas udhëzimeve të qeverisë,” bëri të ditur grupi që menaxhon BTS para koncertit.

Shfaqja e kthimit në shtëpi – e para e tyre për kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, në më shumë se dy vjet – kishte vetëm 15,000 fansa të ulur nga 70,000 të lejuar fillimisht në Stadiumin Olimpik të Seulit.

Fansave me fat që patën mundësinë të shihnin yjet e “Boy with Luv” iu dhanë për të duartrokitur disa doreza me dritë.

Grafika në ekran udhëzonte të pranishmit se kur duhet të përplasnin dorezat. Në tekstet e këngëve shfaqeshin zemra si një tregues se kur duheshin duartrokitjet.

Në vend që fansat të mërziteshin sepse nuk u lejuan të bërtisnin me zemër, ata duket se e pëlqyen këtë traditë të re gazmore të BTS. Madje disa propozuan që të përdoren edhe në shfaqje të tjera të grupit K-pop.