Home Sport ‘Nuk na duhen rusët këtu’ – legjenda 63 vjeçare e futbollit ukrainas...

‘Nuk na duhen rusët këtu’ – legjenda 63 vjeçare e futbollit ukrainas me mesazh për forcat e Putinit


Legjenda ukrainase e futbollit, Volodymyr Bezsonov, u ka dërguar një mesazh forcave ruse të Vladimir Putinit duke u shfaqur në një video teksa mbante armë në shtëpinë e tij me flamurin e Ukrainës të ngjitur në të.

Tash 63 vjeçar, ai ka luajtur për Dynamo Kyivin për 15 vite duke e fituar gjashtë herë Top Ligën Sovjetike, ndërsa në vitin 1989 ishte shpallur Lojtari ukrainas i vitit.

Dhe tani, kur Rusia është duke e sulmuar vendin e tij, legjenda e futbollit ka kapur armën duke thënë se do ta mbrojë vendin e tij.

Përmes një videoje të shkurtër, Bezsonov ka treguar se po i bashkohet luftës së Ukrainës kundër forcave okupatore.

“Nuk na duhet rusët këtu, do ta mbrojmë mëmëdheun tonë dhe shtëpitë tona”, ka thënë 63-vjeçari, i cili pasi e përfundoi karrierën si futbollist e nisi punën edhe si trajner. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Shutterstock/EPA)