Home Sport “Nuk shikoj më futboll, më frikëson” – Agueron rikthehet me deklaratë tronditëse

“Nuk shikoj më futboll, më frikëson” – Agueron rikthehet me deklaratë tronditëse


Sergio Aguero ka pranuar se dëshiron të shikojë dhe të luajë futboll, por ai është shumë i frikësuar pas diagnozës së tij të aritmisë kardiake.

Ish-sulmuesi u detyrua të tërhiqej nga futbolli pas këshillave mjekësore nga mjekët e tij, duke i shqetësuar shumë tifozët në mbarë botën.

Argjentinasi ka këmbëngulur se tani është koha për t’u çlodhur, megjithëse ai do të fillojë të mendojë se çfarë roli mund të luajë ende në futboll në të ardhmen.

Sipas TYC Sports , Aguero deklaroi: “Sot dua të luaj, por jam i frikësuar. Jam stërvitur gjatë gjithë jetës sime në maksimum dhe në gara të mëdha. Nuk shikoj futboll apo lajme, nuk më intereson çfarë është duke ndodhur”.

“Unë përqendrohem në atë që më pëlqen më shumë, si miqtë. Rikthimi për të luajtur më vjen në kokë herë pas here, por e di që është diçka që nuk mund ta bëj. Më thanë se isha me fat sepse mund të kisha patur lehtësisht një atak në zemër. Tani është koha për t’u çlodhur, jam i kënaqur me atë që po bëj”.

Për rolin e tij me Argjentinën për Kupën e Botës 2022: “Ne ende po flasim për rolin që do të kem. [Presidenti i Federatës së Argjentinës, Claudio Tapia] ka qenë gjithmonë i mirë me mua dhe më ka kërkuar të shkoj me ta”.

“Ne do të bisedojmë pak më shumë për të parë nëse do të shkoj në ndeshjen e Kupës së Botës. Do të jem atje me djemtë, shkoj shumë mirë me ta. Do të jem atje me ta dhe do t’i ndihmoj ata në situata të tensionuara”.

Në fund të tetorit të vitit 2021, Agueros iu tha se shqetësimi i tij në gjoks ishte për shkak të aritmisë kardiake dhe më pas ai u përjashtua nga fusha për tre muaj.

Aritmia kardiake është kur zemra rreh në mënyrë të parregullt, ose shumë ngadalë ose shumë shpejt, por në atë kohë askush nuk mendonte domosdoshmërisht që golashënuesi do të duhej të varte atletet.

Vetëm një muaj më vonë në dhjetor 2021, Aguero i njoftoi botës se do të duhej të tërhiqej pas këshillave mjekësore që mori dhe falënderoi të gjitha skuadrat për të cilat ka luajtur në karrierën e tij. /Telegrafi/