Home Botë Okueva, luftëtarja muslimane më e famshme në Ukrainë (VIDEO)

Okueva, luftëtarja muslimane më e famshme në Ukrainë (VIDEO)

Amina Okueva është muslimanja më e famshme në Ukrainë. Ajo ishte një anëtare e Forcave Speciale Antiterroriste të Ukrainës ATO, ishte një snajpere e super shkëlqyeshme qe nuk i gjendej shoqi. Ajo u vra në tetor 2017, në një atentat ndaj saj dhe burrit të saj, nga ana e Vladimir Putinit dhe banditi çeçen Ramzan Kadyrov.

Amina Okueva ka lindur si Natalia Nikiforova në Odessa të Ukrainës, në 1983. Ajo është fëmija i një babai çeçen dhe një nëne polake. Ajo ishte modele në Rusi dhe më pas në moshën 17-vjeçare u konvertua në Islam dhe u martua me çeçenin Isa Mustafinova.
Pas martesës ajo ndryshon emrin e saj në Amina. Burri i saj Isa vdiq shpejt në luftën me Rusinë.
Amina rimartohet me një tjetër çeçen, i cili më vonë u dënua me burgim të përjetshëm për likuidimin e inteligjencës ruse. Bashkëshorti i saj i tretë dhe i fundit, Adem Osmayev (Osmayev tani është udhëheqës i vullnetarëve çeçenë që luftojnë në anën e Ukrainës), është akuzuar për tentativë për të vrarë Vladimir Putinin dhe i ka mbijetuar dy tentativave për vrasje. Pas qëndrimit në Çeçeni, pra pas kthimit në Ukrainë, Amina iu përkushtua studimeve për mjekësi, të cilat i përfundoi me sukses dhe u bë kirurge.

Amina snajpere shumë vdekjeprurëse

Në fillim të luftës në Ukrainën lindore, në Lugansk dhe Donetsk (2014), Amina iu bashkua luftës së bashku me vullnetarë të tjerë çeçenë. Më vonë ajo u bë anëtare e njësisë speciale anti-terroriste Kyiv-2, si snajpere. Sipas dëshmisë së bashkëluftëtarëve të saj, Amina ishte një snajpere shumë vdekjeprurëse.
Amina dhe bashkëshorti i saj Adem Osmayev ishin nën ndjekjen e vazhdueshme të agjentëve të Putinit dhe Kadyrovit. Në verën e vitit 2017, ata u vranë për herë të parë.
Një vrasës i quajtur Arthur Abdulayevich Denisultanov u prezantua rrejshëm si gazetar i gazetës franceze “Le Monde”, duke organizuar një intervistë me ta në një rrugë në Kiev. Kur Amina dhe bashkëshorti i saj Adem erdhën për intervistën e planifikuar, një gazetar I rrejshëm qëlloi mbi ta. Amina ka reaguar shumë shpejt, ka arritur të qëllojë katër herë atentatorin. Atentatori mbijetoi, më pas u shkëmbye dhe iu dorëzua palës ruse.
Disa muaj më vonë, u bë një atentat i ri ndaj Aminës dhe bashkëshortit të saj Osmayev. Fatkeqësisht, Amina nuk i mbijetoi atentatit, ajo u qëllua me dy plumba në kokë.

Adem Osmajev, burri i Amines, sot udhëheq vullnetarët çeçenë në mbrojtje Ukrainës

Ukrainasit i bëjnë nder dhe respect të madh Amina Okueva. Sot ka dy rrugë në rajonin e Kievit, me emrin e saj. Bashkëshorti i saj Adem Osmayev po udhëheq vullnetarët çeçenë në mbrojtjen e Ukrainës këto ditë.
VIDEO: Duke i bërë homazhe Amina Okueva në Kongresin e Shteteve të Bashkuara