Home Uncategorized Ordanoski: VMRO-ja dhe LSDM-ja mund të ëndërrojnë për besnikërinë që ka BDI-ja...

Ordanoski: VMRO-ja dhe LSDM-ja mund të ëndërrojnë për besnikërinë që ka BDI-ja tek zyrtarët dhe opinioni

Gazetari maqedonas, Sasho Ordanoski nëpërmes një kumtese të gjatë ka komentuar veprimtarinë 20 vjeçare të BDI-së dhe videon që së fundmi e publikoi kreu I sajë në rrjetet sociale ku kërkon që VMRO-ja dhe LSDM-ja të mos merren më me BDI-në për politika ditore.

Ordanoski në sqarimin e tij ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është parti që merret me krim dhe korrupsion edhe pse akuzohet nga dy partitë maqedonase. Sipas tij, BDI-ja është parti që merret me interest kombëtare.

“Pavarësisht se BDI-ja është inkorporuar për 20 vjet, thellësisht në të gjitha nivelet vertikale dhe horizontale të qeverisjes, BDI nuk është parti që merret me krim dhe korrupsion, por kujdeset vetëm për realizimin e interesave kombëtare të shqiptarëve etnikë, dhe në këtë mënyrë për interesat shtetërore të Maqedonisë”, ka shkruar Ordanoski.

Ai foli edhe për organizimin e “fuqishëm” dhe “forcën” reale të zyrtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Tek BDI-ja nuk ka asnjë marrëveshje që duhet të koordinohet apo zbatohet, sepse është thënë më shumë se një herë që drejtpërdrejt fillimisht i përgjigjen Ali Ahmetit, e më pas, nëse është e nevojshme, përgjigjen tek strukturat e zyrtare të vendosura shtetërore”, ka shkruar Ordanoski në kolumnën e tij.

Ai mes tjerash ka thënë se “legjendat” për stereotipe të tilla thonë se ata fillimisht janë “ushtarë të kauzës partiake” (dhe gjithçka që do të nënkuptonte për atë interes), e më pas qytetarë me detyra të caktuara shtetërore në institucione. VMRO-DPMNE mund të ëndërrojë për një besnikëri të tillë, e LSDM-ja as në ëndërr nuk ka mundur ta arrijë.