Home Maqedoni Osmani: Borrell, alarm për vendet e BE-së, se integrimi i Ballkanit tashmë...

Osmani: Borrell, alarm për vendet e BE-së, se integrimi i Ballkanit tashmë është çështje sigurie

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në një takim me gazetarët ka folur për takimet që së fundmi i ka pasur në Turqi me krerët e shtetit bullgar por dhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borrell.

Osmani ka thënë se Borell me ardhjen e tij në Shkup, ka alarmuar vendet anëtare se duhet të marrin vendim të drejtë e të duhur e të drejtë, sepse integrimi i Ballkanit sipas tij në BE tashmë është çështje sigurie, njofton indeks.mk

“Bllokimi i RMV-së, d.m.th bllokim i Shqipërisë, bllokimi i Shqipërisë, nënkupton bllokimin e Malit të Zi dhe kjo reflekton edhe në gjendjen e brendshme të Bosnjës”, tha Osmani.

Ai njoftoi se me datë 23 apo 24 maj, në Shkup do të qëndrojë një delegacion i lartë i shtetit fqinj bullgar, udhëhequr nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë./indeks.mk/