Home Maqedoni Osmani dënon veprimin e Rusisë për krahinat ukrainase Donetsk dhe Lugansk

Osmani dënon veprimin e Rusisë për krahinat ukrainase Donetsk dhe Lugansk

Maqedonia e Veriut kanë dënuar të hënën, 21 shkurt, vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për të njohur rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Lugansk, si entitete të pavarura.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në një postim në Twitter, thotë se akte të tilla paraqesin shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dënojmë fuqishëm njohjen nga Rusia të zonave Donets dhe Lugansk si të pavarura. Akte të tilla paraqesin shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar. Maqedonia e Veriut rithekson mbështetjen e qartë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, shkruan Osmani.

Me reagim të ngjashëm ka dalë edhe ministrja për Punë të Jashtme dhe Evropë e Shqipërisë, Olta Xhaçka. Ajo thotë se “Shqipëria është e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”./Telegrafi/