Home Maqedoni Osmani: Janë lokalizuar të gjithë qytetarët tanë, Ambasada i ka kontaktuar

Osmani: Janë lokalizuar të gjithë qytetarët tanë, Ambasada i ka kontaktuar

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot ka njoftuar se mundësia për eskalimin e situatës në Ukrainë është gjithnjë e më e mundur.

Siç potencon Osmani, të gjithë qytetarët tanë në Ukrainë janë gjetur dhe janë kontaktuar nga Ambasada e Kievit. Familjet e diplomatëve janë kthyer ndërsa diplomatët ngelen atje dhe janë siguruar kushte për funksionimin e ambasadës në tre muajt e ardhshëm.

Osmani potencoi se 12 njerëz tanimë e kanë njoftuar ambasadën se janë kthyer në shtet, si dhe javën e kaluar kanë lëshuar apel që të shfrytëzohen fluturimet komerciale që të mund të kthehen në Shkup.

Sipas Osmanit, ngelet e hapur çështja për 30 vëzhguesit tanë në korniza të misionit të OSBE-së.

“Ngelet çështja e 30 vëzhguesve tanë në korniza të monitoringut special të OSBE-së, disa vende i kanë tërhequr – SHBA, Kanada, Britania e Madhe, Danimarka dhe Holanda i kanë dislokuar në lokacion më të sigurtë. Pozita jonë është pak më specifike, sepse ne jemi pjesë e kryesimit të OSBE-së dhe kuptohet më tepër kemi kujdes çfarë mesazhe do të dërgojmë lidhur me monitoringun e mekanizmave të OSB, mirëpo jemi në komunikim me njerëzit tanë në mision dhe jam në komunikim me sekretarin gjenral të OSBE-së. U dëgjova të premten me znj. Shmit, dhe pres sot përsëri të bisedojmë, si dhe me Poloninë dhe Suedinë”, deklaroi Osmani.

Ai shtoi se janë në koordinim për formimin e Misionit për Vërtetimin e Fakteve.

“NE jemi në koordinim se cili do të ishte mandati i këtij misioni, në çfarë niveli do të shkoheshte atje, nëse vallë ministror, diplomatik apo nivel luftarako-ekspertë. Të gjitha koordinimet i bëjmë së bashku me partnerët në korniza të treshes kryesuese”, deklaroi Osmani.