Home Maqedoni Osmani: Përqindjen e diplomatëve të karrierës nëpër misione e kam rritur deri...

Osmani: Përqindjen e diplomatëve të karrierës nëpër misione e kam rritur deri në 80%

Duke iu përgjigjur sulmeve ndaj akuzave publike për dërgimin e Ambasadorëve dhe Konsujve të rinj, Osmani në ditarin e TV Sitell ka prezantuar të dhënat e fundit për Shefat e dërguar të misioneve diplomatike-konsullore të vendit.

“Edhe pse me ligj jemi të detyruar të mbushim të paktën 20% të Ambasadave dhe Konsullatave me diplomatë karriere, një vit e gjysmë që lamë pas 80% ose 16 nga 20 shefat e PDK-ve ishin diplomatë karriere të ardhur nga MPJ. Synimi im që në fillim të mandatit tim ka qenë që të fuqizoj rolin e diplomatëve të karrierës në drejtimin e politikës së jashtme dhe për këtë arsye në propozim-ligjin për Punët e Jashtme që kam hartuar kam rritur përqindjen e dërgimit të diplomatëve të karrierës në 75%. ”, tha Osmani.

Osmani në ditarin e Sitellit i është përgjigjur pretendimeve publike për dërgimin e një kandidati të ri për Konsull të përgjithshëm në Nju Xhersi, duke mohuar se Ministria e Punëve të Jashtme planifikon të dërgojë një konsull të ri të përgjithshëm deri në korrik të vitit 2023, deri kur zgjatë mandati aktual i Konsullit Jordan Panev.