Home KOSOVË Osmani takohet sot me Erdoganin në Turqi

Osmani takohet sot me Erdoganin në Turqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të takohet me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Në njoftimin e Presidencës turke thuhet se do të adresohen të gjitha aspektet bilaterale mes dyja vendeve.

”Do të adresohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Turqisë dhe Kosovës si dhe do të shkëmbehen pikëpamje për të çuar përpara bashkëpunimin bilateral”.

Po ashtu, në takim Erdogan dhe Osmani do të diskutojnë edhe tema me rëndësi për Ballkanin.

“Gjatë vizitës së parë zyrtare të presidentes së Kosovës, Osmani -Sadriu, në Turqi, do të diskutohen zhvillimet aktuale bilaterale dhe ato në Ballkan”.