Home Maqedoni Osmani takon Xhaferoviqn: Me Bosnje dhe Hercegovinën kemi marrëdhënie të ngushta miqësore

Osmani takon Xhaferoviqn: Me Bosnje dhe Hercegovinën kemi marrëdhënie të ngushta miqësore

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së tij në Bosnje dhe Hercegovinë ka takuar kryetarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq.

“Të dy vendet ndajnë qëndrime të përbashkëta për të ardhmen e rajonit, përmes rrumbullakimit ë perspektivës sonë evropiane, si pjesë e trashëgimisë dhe përgjegjësisë sonë politike. Gjithashtu, shpreha angazhimin tonë të fortë se Marrëveshja e Paqes së Dejtonit është gur-themel për paqen dhe prosperitetin e B&H edhe për të gjithë rajonin.
Me Bosnje dhe Hercegovinën kemi marrëdhënie të ngushta miqësore, që dëshirojmë që t’i avancojmë edhe më tej, në interes të shteteve dhe qytetarëve tanë”, shkruan Osmani pas takimit.