Home Maqedoni PAGA MINIMALE/ Kuvendi miratoi Ligjin, nga muaji prill 80 mijë punëtorë marrin...

PAGA MINIMALE/ Kuvendi miratoi Ligjin, nga muaji prill 80 mijë punëtorë marrin pagë më të lartë

Me 90 vota “për” Kuvendi miratoi Ligjin për Pagë Minimale, përcjell TV21. Me këtë rreth 80 mijë punëtorë në prill do të marrin pagë më të lartë minimale. Gjegjësisht paga minimale tashmë është 18.000 denarë. Ndryshimet ligjore janë sjellë me procedurë të shkurtër.

Si ndihmë për kompanitë për rritjen e pagës minimale, në buxhet janë paraparë 16 milion euro, që do të shfrytëzohen për mbulimin e dallimit të kontributeve.